Rajon
Zbin Potok, nëntë të arrestuar për krime lufte
27.09.2026 14:58
Nëntë persona janë arrestuar në Zubin Potok..

Nëntë persona janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ka njoftuar Prokuroria Speciale në Kosovë.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me njësitet tjera të specializuara, ka zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit operacionin e koduar “Dosja 23”, me urdhër të Prokurorisë Speciale. Operacioni lidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.
