Maqedoni

Kërkesa për “jurisprudencën” në shqip, Maksuti: Jo kompromis mbi ligjin e gjuhëve

27.09.2026 15:31

Maksuti për TVM2 thotë se për çështjen e gjuhëve nuk mund të kërkohet kompromis....

Ministri i drejtësisë Jeton Shasivari, ka bërë të ditur se përveç kërkesës për dhënien e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, janë parashtruar këkresa për të iu nënshkruar provimit edhe në gjuhën angleze dhe turke. Por, profesori universitar Mersim Maksuti për TVM2 thotë se për çështjen e gjuhëve nuk mund të kërkohet kompromis, pasi çështja e gjuhëve zyrtare në vend është e rregulluar me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
 
“Pretendimet se ministri i drejtësisë do të thirr në konsultime dekanët, botën akademike, studentët që të bëjnë një kompromis të gjejnë një zgjidhje rreth mënyrës se si të organizohet në çfarë gjuhe provimi i jurispodencës fare nuk qëndron për arsyeje se kjo çështje është e rregulluar në mënyrë thelbësore sipas ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe assesi nuk guxojmë ne të bëjmë kompromis mbi ligjin. Kjo do të nënkuptonte kufizim të mëtejmë të përdorimit të një të drejte që u takon me ligjin e përdorimit të gjuhëve dhe ai është i qartë, se gjuha zyrtare është gjuha maqedone dhe alfabeti i saj dhe  gjuhën e 20 përqindëshit që e nënkupton gjuhën shqipe. Këto janë gjuhët zyrtare që kanë të drejt ti përdorin qytetarët në të gjithë realizimin e të drejtave të tyre.”, u shpreh për TVM2 profesori universitar Mersim Maksuti.
 
Maksuti për TVM2 thotë se çdo debat tjetër rreth kërkesës për dhënin e provimit në gjuhën shqipe, është thjesht përpjekje për të zvarritur zgjidhjen. 
 
“Edhe kërkesa lidhur me atë se provimi i jurispdoencës të mbahet edhe në anglisht, turqisht ose ndonjë gjuhë tjetër edhe kjo çështje është e qartë, pasi që ligji për përdorimin e gjuhëve njeh vetëm dy gjuhë zyrtare. Gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe. Pra gjithë qytetarët e vendit tonë mund të realizojnë një të drejte të tyre në kuadër të dy gjuhëve zyrtare të cilët i njeh ligji dhe jo gjuhë të tjera.”, u shpreh për TVM2 Maksuti.
 
Maksuti e kundërshton edhe propozimin që pjesa teorike e provimit të jepet në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa praktike të kryehet në gjuhën maqedonase, pasi sipas tij ligji I përdorimit të gjuhëve është i qartë dhe studentëve shqiptarë u garanton të drejtën për dhënien e provimit në gjuhën shqipe.  
 
Edhe Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, ka deklaruar se si lëvizje nuk pajtohen dhe nuk do të lejojnë që provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe të mbahet peng për shkak gjuhëve të tjera. Sipas tij nuk duhet ngatërruar obligimin ligjor për zbatimin e gjuhës shqipe, me gjuhët që ligjërohen në universitete.
 
REXHEP QAMILI