Serbi, Aleksandar Vuçiq dha dorëheqje
27.09.2026 20:52
Vuçiq ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Serbisë...

Aleksandar Vuçiq ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Serbisë, duke i dhënë fund mandatit të tij në krye të shtetit.
Në deklaratën e tij publike, Vuçiqi konfirmoi dorëheqjen dhe falënderoi qytetarët serbë për besimin e dhënë gjatë dy mandateve të tij presidenciale. Dorëheqja vjen në një moment të rëndësishëm politik për Serbinë, përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit. Vuçiqi kishte njoftuar më herët se pas largimit nga presidenca do të vazhdonte angazhimin e tij politik dhe do të merrte pjesë në fushatën zgjedhore si qytetar. Sipas raportimeve të mediave serbe, pas dorëheqjes nis procedura kushtetuese për ushtrimin e përkohshëm të funksionit të presidentit dhe për organizimin e zgjedhjeve të reja presidenciale.
