Maqedoni
Siljanovska-Davkova merr pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg
28.09.2026 08:58
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova po qëndron për vizitë pune në Republikën e Austrisë..

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova po qëndron për vizitë pune në Republikën e Austrisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg.
Është paraparë që presidentja të mbajë fjalim në sesionin me temë: “A është Evropa (ende) një aktor global?”.
Presidentja do të zhvillojë takime me presidentin e Institutit të Rajoneve të Evropës, Franz Schausberger, dhe me guvernatoren e landit federal të Salzburgut, Karoline Edtstadler, ndërsa do të vizitojë edhe Seminarin Global të Salzburgut.
Samiti Evropian në Salzburg është një takim vjetor i organizuar nga Instituti i Rajoneve të Evropës. Ngjarja mbledh politikanë, diplomatë, ekspertë dhe drejtues të biznesit. Tema kryesore e samitit këtë vit është “Evropa – një aktor global sovran?”, me fokus në sigurinë e kontinentit, konkurrueshmërinë ekonomike, ndryshimet demografike dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian.
