Maqedoni
Kuvendi nikoqir i konferencës rajonale për femicidin
28.09.2026 09:11
Kuvendi gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë nikoqir i konferencës rajonale për femicidin në Evropën Juglindore....

Kuvendi gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë nikoqir i konferencës rajonale për femicidin në Evropën Juglindore.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, parlamenteve, gjyqësorit, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit civil nga vendet e Evropës Juglindore. Në fokus do të jenë përgjigjet ligjore dhe institucionale ndaj femicidit, mbikëqyrja parlamentare, mekanizmat për monitorimin dhe mbledhjen e të dhënave, si dhe standardet për identifikimin dhe hetimin e vrasjeve me bazë gjinore.
Konferenca fillon sot me fjalime hyrëse të nënkryetares së Kuvendit, Vesna Bendevska, sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioğlu, ambasadorit Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, dhe Lara Scarpitta, këshilltare e lartë për çështje gjinore dhe shefe e programit për çështje gjinore në Sekretariatin e OSBE-së.
Gjatë dy ditëve të ardhshme do të debatohet për përgjigjet ligjore ndaj femicidit, mbikëqyrjen parlamentare dhe mekanizmat për monitorimin e rasteve të femicidit.
