Maqedoni

20 vjet nga Ligji për qasje të lirë në informacione

28.09.2026 10:01

Agjencia për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik sot do të shënojë dy dekada nga miratimi i Ligjit për qasje të lirë në informacione...

Agjencia për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik sot do të shënojë dy dekada nga miratimi i Ligjit për qasje të lirë në informacione. Përvjetori do të shënohet në Klubin e Deputetëve, nën moton “20 vjet transparencë që ndërton besim”.
 
Në këtë ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë të institucioneve, bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave partnere.
 
Ngjarjen do ta hapë këshilltarja për marrëdhënie me publikun në Agjenci, Jasmina Velkova. Fjalime do të mbajnë drejtori i Agjencisë, Petar Gajdov, deputeti dhe kryetari i Komisionit parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Lupço Prenxhov, si dhe ambasadorët e Zvicrës dhe Suedisë, Christoph Sommer dhe Ola Sohlström.
 
Në ngjarje do të flasin edhe kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetar i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, si dhe drejtoresha e programeve në Fondacionin “Metamorfozis”, Dançe Danillovska-Bajdevska.
 
Jubileu i kushtohet dy dekadave nga vendosja e kornizës ligjore për qasje në informacionet me karakter publik, si dhe rëndësisë së të drejtës së qytetarëve për të qenë të informuar, për transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve.