Maqedoni
Urim nga presidentja Siljanovska-Davkova me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve
28.09.2026 10:25
Siljanovska-Davkova përcjell urimet e saja me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve....

“Ju përcjell urimet e mia të sinqerta me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve.
Ju, boshnjakët, nuk jeni vetëm pjesëtarë të një etnie, por edhe kapital i rëndësishëm njerëzor.
Ju, boshnjakët, jo vetëm që keni të drejtën e garantuar me Kushtetutë që lirisht ta shprehni, kultivoni dhe zhvilloni identitetin tuaj përmes institucioneve dhe shoqatave kulturore, artistike dhe arsimore, por edhe ta realizoni atë në praktikë.
Ju, boshnjakët, jeni subjekt relevant në procesin e vendimmarrjes politike dhe në zhvillimin ekonomik.
Ju, boshnjakët, keni një histori të gjatë, autentike dhe të pasur kombëtare, të cilën e shkruan paraardhësit tuaj, sot po e shkruani ju, ndërsa do ta shkruajnë edhe brezat pas jush!
Uroj që të rinjtë boshnjakë të rriten, të mësojnë, të arsimohen dhe të gëzohen në një shtet evropian paqësor, të shëndetshëm, demokratik, solidar, konkurrues dhe prosperues.
Uroj që ta respektojmë dhe ta kuptojmë njëri-tjetrin në ndërtimin e një shtëpie të përbashkët të qytetarëve të barabartë dhe të lumtur, ku dallimet do të respektohen, ndërsa vlerat dhe parimet do të na bashkojnë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare”, thuhet në urimin e presidentes Siljanovska-Davkova.
