Ekonomi

Çmimet e naftës, masa për uljen e TVSh-së skadon sot

28.09.2026 10:42

Masa qeveritare me të cilën TVSh-ja për naftën u ul nga 18% në 10% skadon sot...

Masa qeveritare me të cilën TVSh-ja për naftën u ul nga 18% në 10% skadon sot, masë e cila synon të zbusë rritjen e çmimeve për qytetarët. 

Qeveria duhet të vendosë nëse TVSh-ja e ulur për naftën do të vazhdojë të zbatohet edhe gjatë dy javëve të ardhshme. Ndërkohë, Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet sot të përcaktojë çmimet maksimale të karburanteve që do të vlejnë gjatë shtatë ditëve të ardhshme.
 
Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator dizeli kushton 104.5 denarë/litër, Eurosuper BS-95: 99 denarë/litër, ndërsa Eurosuper BS-98: 101 denarë/litër.
 
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska, javën e kaluar deklaroi se, nëse situata me çmimet e karburanteve përkeqësohet, Qeveria do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët. Ajo tha se situata po monitorohet nga afër.