Maqedoni
Gashi për vizitë në Arabinë Saudite
28.09.2026 11:31
Gashi do të qëndrojë për vizitë në Riad...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të qëndrojë për vizitë në Riad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
Në kuadër të vizitës, delegacioni do të realizojë takim me homologun e tij, Sheik dr. Abdulla bin Muhamad bin Ibrahim Al-Sheik, kryetar i Këshillit Konsultativ (Shura), si dhe me deputetë dhe anëtarë të Grupit të Miqësisë, ndërsa do të marrë pjesë edhe në seancën plenare të Këshillit të Shurasë. Delegacioni i udhëhequr nga kryetari Gashi përbëhet nga: Nikolla Micevski - koordinator i VMRO-DPMNE-së; Oliver Spasovski - koordinator i LSDM-së dhe Adnan Azizi - zëvendëskoordinator i VLEN-it.
