Maqedoni

Han përshëndet takimine e liderëve, KE sugjeron reforma urgjente në shumë sfera

20.06.2015 15:34

Eurokomisari Johanes Han, e ka përshëndetur epilogun e takimit të liderëve që u mbajt dje në Shkup, në prani të ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve...

Lidhur me marrëveshjen e liderëve politik të Maqedonisë, Qeveria joformale e BE-së sugjeron reformë urgjente të çështjeve relevante nga sundimi i së drejtës, duke potencuar shumë prioritete, që sipas KE-së "Republika e Maqedonisë duhet t'i përmbushë në sferën e sundimit të së drejtës dhe të drejtave themelore, depolitizimin e administratës publike, lirinë e të shprehurit dhe reformat zgjedhore". 
 
BE kërkon depolitizimin e emërimit dhe avancimit të gjykatësve dhe prokurorëve publik, në praktikë, jo vetëm në teori, në bazë të kritereve transparente, objektive dhe të ashpra, të bazuara në merita, që do të zbatohen në procedurë transparente dhe të hapur.
 
Brukseli zyrtar propozon reforma urgjente zgjedhore, të cilat sipas rekomandimit, duhet të përfundohen në pajtueshmëri me angazhimet e OSBE/ODIHR-së.
 
Lidhur me ndjekjen e komunikimeve, Eurokomisioni rekomandon mënjanimin e plotë të aftësisë praktike dhe teknike të DSK-së për t'i kapur komunikimet në mënyrë të drejtpërdrejtë.
 
KE rekomandon përforcimin e luftës kundër korrupsionit. Qeveria joformale e Bashkimit Evropian, në propozimin e saj për zbatim të masave urgjente në Maqedoni kërkon vendosje të evidencës të besueshme të korrupsionit të nivelit të lartë, ndërsa posaçërisht të sigurohet se të gjithë trupat për zbatim të ligjit dhe të trupave mbikëqyrës kanë autonomi të mjaftueshme. 
 
Eurokomisioni rekomandon edhe depolitizim të administratës publike edhe atë përmes: - Zbatimit të kornizës së re rigoroze ligjore, Ligjit për nëpunës administrativ dhe Ligjit për nëpunës publik, me respektim të plotë të parimeve të transparencës, meritave dhe përfaqësimit të drejtë. 
 
Komisioni ka rekomandim edhe për lustrimin, ku sipas tij duhet të mënjanohen mangësitë serioze dhe të revidohet/shfuziqohet Ligjit për lustim dhe zbatimi i tij, posaçërisht lidhur me rekomandimet e Komisionit të Venecies.
 
Ndërsa, në fund të rekomandimit për reforma urgjente deri te faktorët politik të Maqedonisë, Brukseli përqëndrohet tek mediat dhe liria e shprehjes. 
 
"Këto prioritete reformuese janë prëgatitur nga ana e Komsionit evropian, në bazë të rekomadnimeve të dhëna paraprakisht dhe prioriteteve të kontraktuara paraprakisht në këto sfera, që u konfirmuan dhe u riplotësuan nga ana e konkluzave nga një grup i ekspertëve të lartë. Ato janë të dedikuara për zgjidhje të dobësive sistematike, të natyrshme për vendimet dhe përmbajtjen e materialeve të përgjuara, si dhe më tepër dobësi të lidhura që kontribuan për gjendjen, e cila çoi në krizën e tanishme politike", thekson Eurokomisioni.
 
SHPËTIM NUREDINI