Maqedoni

Shqipëria bën rokadë ambasadorësh, Meidani shkon në Prishtinë, Malaj vjen në Shkup

28.09.2026 11:55

Hoxha nis procedurën për ndryshimin e dy ambasadorëve nga Shkupi dhe Prishtina...

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, nis procedurën për ndryshimin e dy ambasadorëve nga Shkupi dhe Prishtina. Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, pritet të largohet nga posti diplomatik në Shkup dhe të marrë detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë.

Ndërsa kolegu i tij, Petrit Malaj, i cili prej tre vitesh mban postin e ambasadorit në Kosovë, do të paraqesë në këtë komision platformën se si do të çojë përpara drejtimin e ambasadës sonë në Shkup. Për momentin mbetet i paqartë relacioni shoqërues i ministrit Ferit Hoxha për këto dy propozime, se përse ai e ka parë të nevojshme këtë rokadë ambasadorësh në Shkup dhe në Prishtinë.
 
Sipas raportimeve, më 9 tetor në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme pritet të zhvillohet dëgjesa për Denion Meidanin, i cili do të paraqesë platformën e tij për drejtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.