Maqedoni
Festimet për 8 Shtatorin, KShPK-ja grumbullon informacione
28.09.2026 14:29
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ende po mbledh informacione dhe të dhëna lidhur me organizimin dhe festimet e 8 Shtatorit....

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ende po mbledh informacione dhe të dhëna lidhur me organizimin dhe festimet e 8 Shtatorit. KShPK-ja ka hapur lëndë për të hetuar një konflikt të mundshëm interesi, pasi personi që ishte kryetar i komisionit për vlerësimin e programit, njëkohësisht ka marrë pjesë edhe si interpretues gjatë programit. Nga Komisioni Antikorrupsion thonë se lënda është ende në procedurë dhe se po mblidhen informacionet e nevojshme. Pas kompletimit të të dhënave, rasti do të shqyrtohet në një seancë publike.
“KShPK-ja ka hapur lëndë për konflikt të mundshëm interesi për personin që ishte kryetar i komisionit për evoluimin e programit dhe njëkohësisht edhe pjesmarrës si intepretues gjatë këtij programi. Lëndën e kemi hapur, po hetojmë dhe po mbledhim informacionet e nevojshme. Afatet kohore po rrjedhin dhe pas marrjes së informacioneve do të diskutojmë për të njejtën lëndë në një seancë publike.”, - theksoi kryetari i KShPK-së, Adem Çuçul.
Paraprakisht KShPK-ja i bëri thirrje edhe Prokurorisë që të veprojë nëse dalin indice për vepër penale lidhur me financimin e festimit të 8 Shtatorit, me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së vendit. Në fokus është edhe çështja nëse Nikolçe Micevski, përveç pjesëmarrjes në organizimin e programit, ka qenë edhe anëtar i komisionit që ka përzgjedhur interpretuesin për festën. Nga Qeveria ndërkohë kanë deklaruar se festa është organizuar nga kompani me përgjegjësi shoqërore dhe se për organizimin e saj nuk është shpenzuar asnjë denar nga arka e shtetit. Ndërkohë, kjo çështje ka qenë edhe në fokus të përplasjeve politike mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.
REXHEP QAMILI
