Futboll
Liga e Kombeve, Maqedonia zbarkoi në Lubjanë
28.09.2026 16:07
Pas humbjes së thellë 0:3 ndaj Zvicrës në fillim të garave të edicionit...

Pas humbjes së thellë 0:3 ndaj Zvicrës në fillim të garave të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë ka zbakruar në Ljubljanë me dëshirën për të përmirësuar përshtypjen nga ndeshja e parë dhe për të bërë një paraqitje më të mirë.
Maqedonia ndodhet në një seri prej pesë ndeshjesh pa shënuar gol, andaj përballja me Slloveninë do të jetë një mundësi e re për t'i dhënë fund kësaj serie negative. Ndryshe nga përfaqësuesja e vendit, ajo e Sllovenisë e nisi Ligën e Kombeve me një barazim pa gola ndaj Skocisë.
Sllovenët zhvilluan dy pjesë të ndryshme në këtë takim, por futbollistët e tyre janë optimistë para takimit me Maqedoninë dhe pas ndeshjes me Skocinë deklaruan qartë se synimi është fitorja. Si përfaqësuesja Maqedonisë, ashtu edhe ajo sllovene kanë probleme statistikore.
Sllovenia në 11 ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, gjashtë barazime dhe katër humbje. Në përballjet direkte, Maqedonia ka bilanc më të mirë. Në shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani, Sllovenia ka vetëm një fitore, dy barazime dhe katër humbje. Ndeshja mes Sllovenisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet të martën në orën 20:45, në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë.
