Futboll

Liga e Kombeve, Kosova bie në Vjenë

28.09.2026 16:15

Kosova është mposhtur me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve...

Kosova është mposhtur me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve përballë Austrisë. Vendasit rezultuan shumë të fortë përballë euforisë së dardanëve të cilët vinin pas fitores 1-0 kundër Irlandës.
 
Në ndeshjen e dytë të Ligës B3 të Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Irlandës në Debrecin me 3:0 e mundi Izraelin. Gjatë intonimit të himnit të Izraelit, gjithë lojtarët dhe delegacioni i Irlandës e mbajtën kokën ulur ndërsa kapiteni Dara O’Shea nuk ia dha dorën fare kapitenit të Izraelit para nisjes së ndeshjes.
 
Irlanda është në përkahje të madhe të Palestinës. Gjithë lojtarët e Irlandës në këtë ndeshje mbajtën shirit të zi në krah, në shenjë përkrahjeje për Gazan.
 
Austria ka 6 pikë në vendin e parë, ndërsa tri i ka Kosova në vendin e dytë, sa ka edhe Irlanda në vendin e tretë. Izraeli është i fundit, pa pikë.