Futboll

Shqipëria kërkon fitoren përballë San Marinos

28.09.2026 16:22

Pas suksesit ndaj Bjellorusisë, Shqipëria zbret sërish në fushë nesër në mbrëmje...

Pas suksesit ndaj Bjellorusisë, Shqipëria zbret sërish në fushë nesër në mbrëmje, këtë herë përballë San Marinos në kuadër të Nations League.
 
Për Shqipërinë fitorja kundër San Marinos është detyrim jo vetëm për faktin se vendi i parë në grup është detyrim, por edhe sepse kundërshtari është rivali më i dobët që mund të ekzsitojë.
 
Në katër përballjet e mëparshme mes dy përfaqësueseve, kuqezinjtë kanë triumfuar në të gjitha rastet. Fitorja e fundit ndaj San Marinos u regjistrua në vitin 2021  Nga 211 përfaqësuese në botë në renditjen e FIFA-s San Marino mban pikërisht vendin e 211.