Futboll

Ronaldo, 18 vite nuk “ngrohte” stolin

28.09.2026 16:43

Portugalia ka mundur Norvegjinë në xhiron e dytë të ndeshjeve të Ligës së Kombeve...

Portugalia ka mundur Norvegjinë në xhiron e dytë të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, pa pasur asnjë minutë në fushë Kristiano Ronaldo-n. Për herë të fundit që Ronaldo nuk ishte në formacion titullar daton në shtator të 2024, në sfidën kundër Skocisë.
 
Hera e fundit që Ronaldo ka qëndruar në stol gjatë gjithë ndeshjes së Portugalisë daton 18 vjet më parë. Që atëherë kanë kaluar 6679 ditë.
 
Ishte data 15 qershor 2008 dhe luhej ndeshje Europiani me përfaqësuesen e Zvicrës. Ishte ky një vendim i trajnerit portugez, që pa diskutim po bën jo pak zhurmë në Portugali.