Hendboll

“Trofeu i Maqedonisë 2026”, Maqedonia e dyta

28.09.2026 16:55

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për femra...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për femra, me dy fitore dhe një humbje e përfundoi në vendin e dytë pjesëmarrjen në turneun tradicional ndërkombëtar “Trofeu i Maqedonisë 2026”, i cili në kuadër të javës së Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) u zhvillua këtë fundjavë në Ohër.
 
Ky turne ishte njëkohësisht edhe përgatitje për hendbollistet e vendit për pjesëmarrjen në Kampionatin e 17-të Evropian (EHF),  që këtë vit do të zhvillohet në pesë shtete. Vendin e parë dhe trofeun e fituesit e fitoi përfaqësuesja e Malit të Zi, e cila regjistroi tri fitore.
 
Golashënuesja më e mirë e turneut “Trofeu i Maqedonisë 2026” u shpall aloja  e djathtë e Maqedonisë, Sara Ristovska, që shënoi 22 gola. Hendbolliste më e mirë (MVP) e turneut u shpall Ivana Saviq, e Malit të Zi, ndërsa portierja më e mirë ishte Lucija Beshen  e Kroacisë.