Basketboll
Superkupa e Maqedonisë, MZT skopje fitoi trofeun e nëntë
28.09.2026 17:10
Basketbollistët e MZT Skopje, vazhduan serinë e sukseseve në Superkupën e Maqedonisë...

Basketbollistët e MZT Skopje, vazhduan serinë e sukseseve në Superkupën e Maqedonisë “Dragan Vasilov – Cevka”, pasi në një përfundim dramatik të ndeshjes mposhtën MKK Kumanovën me rezultat 70:68.
Kjo ishte hera e gjashtë radhazi që MZT-ja e fiton trofeun, ndërsa në total kjo ishte Superkupa e nëntë e fituar nga skuadra shkupjane.
Te skuadra nga kryqendra, basketbollisti më efikas i ndeshjes ishte Noa Farahan me 20 pikë, ndërsa regjistroi edhe katër kërcime dhe tri asistime. Në radhët e MKK Kumanovës, Boban Stajiq ishte më i saktë me 16 pikë.
