Maqedoni
Bojkovski ka pranuar tri nga katër vrasjet e kryera
28.09.2026 17:18
Në Gjyqin Themelor të Kumanovës sot është mbajtur seanca e radhës...

Në Gjyqin Themelor të Kumanovës sot është mbajtur seanca e radhës në të cilën i akuzuari Trajko Bojkovski ka pranuar tri nga katër vrasjet e kryera në lokacione të ndryshme.
Në seancën e sotme si person profesional ka dëshmuar profesor doktor Stojan Bajraktarov, psikiatër specialist dhe psikiatër i forenzikës. Sipas prof. dr. Bajraktarov, në këtë rast kemi të bëjmë me person me kapacitete të kufizuara intelektuale që është në kufirin midis aftësisë së lehtë dhe normale intelektuale. Bojkovski gjatë gjithë kohës ka dhënë përgjigje të shkurta me "PO" dhe "JO", duke pranuar se ka kryer tri vepra, por në pyetjen e prokurorit kishte përgjigje konfuze se cilët gra i ka mbytur, e cilën jo.
Pikërisht për shkak të konfuzitetit të tij nuk ishte në gjendje të sqarojë se cilat tri gra në të vërtetë i ka vrarë.
"Mendoj se as vet nuk e dinte se cilën vepër penale po e mohon, sepse në të gjitha pyetjet e kryqëzuara përgjigjej pozitivisht. Analizë për mbrojtjen e këtillë do të jap në fjalët përfundimtare, pasi që ai veprat penale i ka pranuar tek prokurori publik. Ndërkaq mënyra se si ai mbrohej është e drejtë e tij.", - u shpreh mes tjerash, prokurori, Lubomir Llape.
Sipas aktakuzës, Bojkovski akuzohet për katër vepra penale - për një vepër penale vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2, pika 4 e kodit penal, si dhe për dy tentativa vrasjeje të së njëjtës formë të kualifikuar. Në fund të theksojmë se seanca e radhës ndaj të akuzuarit për vrasje serike Trajko Bojkovski është caktuar për më 6 tetor të këtij viti.
FATLUM AQIFI
