Maqedoni

Rasti i kumanovës, Çavkov: Hetimi ndërkombëtarë i pa nevojshëm

20.06.2015 16:56

Ministri i Punëve të brendëshme Mitko Çavkov e sheh të pa nevojshëm hetimin e pavarur ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës...

Sipas tij mjafton hetimi që ministria e Brendëshme e Maqedonisë e ka bërë për rastin. 
 
“Hetim për Kumanovën tanimë është realizaur dhe nuk shoh arsye pse do të krioshte hetim ndërkombëtar. Nuk e di cilat janë arsyet dhe kush i imponon ato komente, se duhet të ketë hetim ndërkombëtar. Në Kumanovë, MPB-ja kishte aksion të ligjshëm dhe relevant. Aksioni ishte i domosdoshëm dhe me siguri mund të pohoj se aksioni ishte shumë efikas. Me këtë aksion efikas që ishte planifikuar dhe realizuar sipas rregullave ligjore, duke i respektuar parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit në përdorimin e forcës, ne ia dolëm të neutralizojmë një grup kriminal terrorist që sipas provave shtesë, kishte për qëllim destabilizimin e disa rajoneve në Maqedoni”, tha Mitko Çavkov, Ministër i punëve të brendshme.
 
Pretendimet për kontakte të pjesëtarëve të grupit të armatosur me anëtarë të forcave të sigurisë, minsitri Çavkov i ka cilësuar vetëm si spekulime.
 
Ai njëherit vlerëson se gjendja e sigurisë në Maqedoni është e qëndrueshme ndërsa rasti i Kumanovës ka qenë incident i izoluar.
 
Ndërsa sa i përket raportit të ekspertëve të KE-së për punën e DSK-së, se janë kryer shpërdorime, shkelje ligjore, shpërdorim të sistemit, apo ndërhyrje në organet shtetërore, minsitri i punëve të brendëshme thot se ende nuk e ka lexuar atë raport, pasi ende nuk ka arritur zyrtarisht tek ai. 
 
NAIM SINANI