Maqedoni

Viktimë e re nga virusi i Nilit Perëndimor, ka ndërruar jetë një burrë 70-vjeçar

28.09.2026 17:54

Viktimë e re nga virusii Nilit Perëndimor, ka ndërruar jetë...

Viktimë e re nga virusii Nilit Perëndimor, ka ndërruar jetë një burrë 70-vjeçar. Pacienti kishte edhe sëmundje shoqëruese, konfirmoi drejtori Cana, ndërsa në Klinikën Infektive ishtetrajtuar për 53 ditë. Ai kishte qenë edhe në mbështetje respiratore.
 
Një 70-vjeçar, banor i komunës Aerodrom në Shkup, është viktima e re e virusit të Nilit Perëndimor. Ai ka ndërruar jetë gjatë fundjavës.
 
Pacienti kishte edhe sëmundje shoqëruese, konfirmoi drejtori Cana, ndërsa në Klinikën Infektive ishtet rajtuarpër 53 ditë. Ai kishte qenë edhe në mbështetje respiratore. Në Klinikë, nën mbikëqyrje mjekësore, ndodhen shtatë persona.
 
Prej tyre, dy janë në gjendje më të rëndë. Të gjithë janë pacientë të moshuar me sëmundje bashkëshoqëruese.
 
Gjashtë prej tyre janë nga Shkupi, ndërsa pacienti i fundit, i shtruar më datën 25 të këtij muaji, është nga Rosomani.
 
Edhe pse sezoni i mushkonjave po përfundon gradualisht, autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse.