Qeveri, ulet TVSh-ja për karburantet nga 18% në 10%
28.09.2026 18:09
Qeveria miratoi vendimin për zgjatjen e afatit për zbatimin e normës së reduktuar të TVSh-së për karburantet nga 18% në 10%...

Qeveria miratoi vendimin për zgjatjen e afatit për zbatimin e normës së reduktuar të TVSh-së për karburantet nga 18% në 10%, si dhe uljen e akcizës me 4 denarë për litër për benzinat Eurosuper BS-95 dhe BS-98 dhe për dizelin. Me këtë vendim sigurohet vazhdimi i masës me të cilën mundësohet normë e reduktuar tatimore, me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve.
Qeveria vazhdon t’i ndjekë me kujdes gjendjet dhe lëvizjet e çmimeve, me qëllim marrjen në kohë të masave përkatëse në interes të qytetarëve dhe ekonomisë.
Nafta (dizeli) ulet me 4.5 denarë për litër dhe do të shitet me çmim maksimal prej 100 denarësh. Benzina Eurosuper BS-95 rritet me 1 denar dhe do të kushtojë 100 denar/litër. Benzina Eurosuper BS-98 rritet me 1 denar dhe do të kushtojë 102 denarë/litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet me 3 denarë dhe do të kushtojë 111.50 denarë/litër. Mazuti ulet me 0.196 denarë për kilogram, ndërsa çmimi maksimal do të jetë 49.882 denarë.
KRrE-ja njoftoi se, mesatarisht, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen me 1.06% krahasuar me vendimin e mëparshëm të datës 21 shtator. KRrE-ja thekson se këto janë çmime maksimale, që do të thotë se pikat e karburantit mund t’i shesin derivatet edhe me çmime më të ulëta.
FITORE NAGAVCI
