Aksion i MPB-së dhe ASK-së, në shënjestër lidhjet me terrorizmin
28.09.2026 18:09
Armët automatike, municion, thika, një jelek taktik dhe simbolet e ISIS-it...

Armët automatike, municion, thika, një jelek taktik dhe simbolet e ISIS-it janë ndër sendet e gjetura në një operacion të madh policor që është zhvilluar në disa lokacione që nga mëngjesi i sotëm. Sipas informacioneve jozyrtare, Ministria e Punëve të Brendshme është duke vepruar sipas informacioneve operative të marra më parë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare.
Aksioni pasoi pas informacioneve se një grup i organizuar vepronte në territorin e Maqedonisë. Gjatë kontrolleve, përveç armëve dhe pajisjeve, janë gjetur edhe simbole të lidhura me ISIS-in.
Mes sendeve të konfiskuara, sipas informacioneve jozyrtare, ka armë automatike, municione, thika dhe një jelek taktik. Personave u janë marrë edhe pajisje elektronike - celularë dhe laptopë. Pajisjet elektronike duhet të kontrollohen shtesë për të përcaktuar se çfarë lloj komunikimi kanë pasur personat, me kë kanë kontaktuar dhe nëse persona të tjerë kanë qenë të përfshirë në këtë rast.
Edhe pse gjatë kontrolleve janë gjetur simbole të ISIS-it, aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar se personat janë të lidhur me këtë organizatë. Natyra e grupit dhe aktivitetet e tij të mundshme duhet të përcaktohen në hetime të mëtejshme.
Vendet ku po kryhen kontrollet për momentin nuk janë bërë të ditura. Nuk dihet as numri përfundimtar i personave të ndaluar apo të arrestuar. Më shumë detaje priten nga Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe prokuroria kompetente. Ndaj personave të ndaluar, pritet të bëhet kallëzim penal.
FITIM KRYEZIU
