Maqedoni

Kuvend, vazhdon Konferenca Rajonale për Femicidin

29.09.2026 09:00

Në Kuvend sot, për të dytën ditë, po mbahet Konferenca Rajonale për Femicidin në Evropën Juglindore...

Në Kuvend sot, për të dytën ditë, po mbahet Konferenca Rajonale për Femicidin në Evropën Juglindore, e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

Në konferencë do të diskutohet për standardet operative për identifikimin dhe hetimin e vrasjeve të lidhura me gjininë, si dhe për standardet e mbledhjes së të dhënave për femicidin. Për këtë temë do të flasin ekspertë dhe përfaqësues nga Spanja, Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në kuadër të konferencës do të prezantohen edhe përfundimet, rekomandimet dhe hapat e ardhshëm, pas së cilës ngjarja do të mbyllet nga zëvendësuesja e shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, Suzan Penksa.