Ekonomi
Promovohet faza e tretë e revitalizimit të hidrocentraleve të SHA EMV
29.09.2026 09:28
Mickoski sot do të marrë pjesë në promovimin e projektit kapital të SHA EMV...

Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në promovimin e projektit kapital të SHA EMV, “Revitalizimi i hidrocentraleve – Faza 3”, me të cilin zyrtarisht do të shënohet fillimi i realizimit të fazës së re të modernizimit të kapaciteteve hidroenergjetike në vend.
Ngjarja do të mbahet në Muzeun e Qytetit të Shkupit, ku SHA EMV do të prezantojë fazën e tretë të projektit për revitalizimin e hidrocentraleve.
Siç njoftuan nga SHA EMV, në kuadër të ngjarjes do të hapet edhe ekspozita “Fuqinë e ujit e shndërrojmë në energji”, kushtuar zhvillimit të hidroenergjetikës dhe rëndësisë së burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Projekti “Revitalizimi i hidrocentraleve – Faza 3” bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, Banka Gjermane për Zhvillim KfW dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.
