Maqedoni
Kontrolle falas kardiovaskulare me rastin e Ditës Botërore të Zemrës
29.09.2026 09:49
Me rastin e 29 Shtatorit – Ditës Botërore të Zemrës, Instituti i Shëndetit Publik sot organizon një aktivitet parandalues në terren...

Me rastin e 29 Shtatorit – Ditës Botërore të Zemrës, Instituti i Shëndetit Publik sot organizon një aktivitet parandalues në terren, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin kardiovaskular dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Nga ora 10:30, ekipet e ISHP-së do të vendosen në një pikë në qendrën tregtare “Diamond Mall”, ku qytetarët do të mund të kryejnë kontrolle falas dhe të marrin këshilla nga profesionistë shëndetësorë.
Pikën do ta vizitojë edhe ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Qëllimi i aktivitetit është që, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, të theksohet rëndësia e kujdesit të rregullt për shëndetin, identifikimit në kohë të faktorëve të rrezikut dhe përvetësimit të shprehive të shëndetshme të jetesës.
