Maqedoni
Kumanovë: Aksion policor arrestohen trafikantë të emigrantëve
20.06.2015 17:31
Në kërkim të trafikantëve me emigrantë nga Lindja e mesme...

Në kërkim të trafikantëve me emigrantë nga Lindja e mesme, sot në orët e hershme të mëngjesit njësite speciale policore në Lagjet “ Dardania” dhe “Çerkez “ të Kumanovës kanë ndërmarrur një aksion për kapjen e tyre.
Nga MPB , për mediat lokale në Kumanovë , bëjnë të ditur se në mëngjesin e sotëm janë bastisur dhjetëra shtëpi , pronë e personave të dyshuar për trafikim me migrantë.
Jozyrtarisht mësohet se tetë persona edhe janë arrestuar.
Ndërkohë që vazhdon fluksi i emigrantëve në qytetin e Kumanovës edhe atë kryesisht në Xhaminë qendrore.
Aty takuam edhe disa pakistanez , të cilët gjatë rrugëtimit të tyre pesë kilomtra para Kumanovës në fshatin Agino Sello janë plaçkitur dhe rrahur brutalisht nga një grup mafiozësh.
Ndërkohë që kumanovarët po tregojnë solidaritet të paparë me emigrantët. Derisa mbrëmë iftar për ta shtroi Myftinia e Kumanovës, sot për mbi 100 emigrant të sapoarritur drekë shtroi Jetish Sejdiu nga Kumanova.
NEXHAT AQIFI
