Maqedoni
Inteligjenca artificiale në informim, debat për përparësitë dhe sfidat
29.09.2026 14:50
Përdorimi i inteligjencës artificiale në informim ka hapur debatin nëse mekanizmi paraqet përparësi apo sfidë.....

Përdorimi i inteligjencës artificiale në informim ka hapur debatin nëse mekanizmi paraqet përparësi apo sfidë. Gazetarët thonë se informimi me shfrytëzimin e inteligjencës artificiale duhet të jetë në kornizat e etikës dhe interesit publik duke mos tejkaluar kufijtë e privatësisë. Në të kundërtën nuk përjashtohet mundësia e sigurimit të dezinformatave dhe informimit të shtrembëruar.
“Në inteligjencën artificiale mund të përfshihen momentet e hakimit, momentet e të dhënave të gabuara të cilat mund të shpiejnë gazetarin të bëjë storje me të dhëna të gabuara, të cilat do të ndikojnë në vërtetësinë e storjes dhe reputacionit të tij si gazetar, por edhe medias. Andaj gazetari në fund të ditës qëndron pas asaj që ka shkruar. Sërish duhet të kontrollojë dhe nuk mund të mbështetet vetëm në atë që do t’i ofrojë makina.”, - deklaroi gazetari, Goran Lefkov.
Profesorët universitarë konsiderojnë se studentët do të duhet të trajnohen për gjitha anët e përdorimit të këtij trendi digjital, andaj kanë hapur debatin për vetëdijesimin e tyre rreth etikës së shfrytëzimit të AI-së në informim.
“Si këtë ta bëjmë nëpërmjet edukimit, se si të gjitha produktet që studentët bëjnë, si të jenë të vetëdijshëm për manipulime, si t’i rrisin standardet etike, për çka ne dhe Evropa dallohemi nga Amerika, Kina, çka nëse një student i ynë shkon për të punuar për një media amerikane, si është situata atje, si është te ne, ashtu që ka disa standarde të cilat po i përdorin universitetet evropiane, për të cilat ne po informohemi.”, - theksoi profesori universitar, Jasna Baçovska Nediq.
Studentët e përfshirë në trajnimin janë të darë për dobitë dhe rreziqet që mund të sjellë me vete shfrytëzimi i inteligjencës artificiale.
“Mendoj se vetë duhet të punojmë, më shumë të mësojmë që të dimë personalisht dhe të përparojmë në të ardhmen.”, - tha një studente.
“Ai që do të dijë inteligjencën artificiale do të jetë më i vlerësuar se ai që nuk din. Por, për përdorimin, do të duhet trajnim.”, - tha një student tjetër.
Debati për përforcimin e përdorimit etik të inteligjencës artificiale në informimin mediatik u shtri në mesin e studentëve në Shkup me mbështetjen e UNESKO-s, nëpërmjet programit ndërkombëtar për zhvillimin e komunikimit.
BELINDA KOKA ADEMI
