Futboll

San Marino – Shqipëria: Gjimshiti, të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm

29.09.2026 14:40

Shqipëria luan sonte luan ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve...

Pas fitores 2-0 me Bjellorusinë pak ditë më parë në  Tiranë, “kuqezinjtë” përballen  në ora 20:45 me San Marinon në transfertë.
 
Një ndeshje e lehtë në letër, por që meriton vlerësim maksimal, sepse duhen pikët pasi të gjithëjanë  në kërkim të vendit të parë në grup.
 
“Sigurisht synimet janë të forta. Duam vendin e parë dhe ajo që duhet të përmirësohet është i gjithë grupi, të luajmë bashkë dhe të japim gjithçka në fushë për 90 minuta. Në këtë nivel, nëse gabon shumë shpejt ndryshon loja dhe duhet të jesh i fokusuar.Duhet të futemi në fushë me mentalitetin e duhur. Të jemi gati 100%. Varet edhe se si do të luajë San Marino, por edhe mënyra se si do të futemi ne në fushë, me agresivitetin dhe kualitetin që kemi. Besoj që mund t’ia dalim të gjithë së bashku. Të gjithë lojtarët që do të jenë në fushë dhe nga pankina janë shumë të rëndësishëm”, deklaroi futbollisti i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
 
Trajneri Rolando Maran pritet të bëjë disa ndryshime në ndeshjen e sotme, sa për të çlodhur ndonjë titullar të rëndësishëm, aq edhe për t’u dhënë hapësirë lojtarëve të tjerë që ka në dispozicion të tregojnë vlerat.
 
Gara kryesore për vendin e parë në grup do të zhvillohet me Shqirisë dhe Finlandës. Kjo e dyta shënoi 7 gola në përballjen me  San Marinon, kështu që Shqipërisë i nevojitet fitorja me më shum gola për të mos pasur pengje në llogaritë përfundimtare.