Futboll

Slloveni – Maqedoni: Futbollistët kërkojnë daljen nga kriza

29.09.2026 15:06

Pas një humbje të Maqedonisë 3:0 nga Zvicra në shtëpi...

Pas një humbje të Maqedonisë 3:0 nga Zvicra në shtëpi dhe një barazimi pa gola të Sllovenisë me Skocinë, futbollistët e tëdyja përfaqësueseve ishin në shënjestër të kritikave në vendet e tyre.
 
Këta tani kanë përfunduar përgatitjet për ndeshjen e tyre të dytë në Ligën e Kombeve të UEFA-së dhe të njëjtën dëshirë dhëne fund serive negative. Futbollistët e vendit për shënimin e parë pas pesë ndeshjeve, ndërsa sllovenët për shënimin e fitores së dytë në 12 ndeshjet e fundit.  
 
“Shpresojs e do ta kryej mire detyren time, pasi kam një traditë të mirë këtu. Jam i mendimit se do bëjmë një ndeshje të mirë në sulm dhe të marrim atë rezultatin qëna nevojtet për një vetbesim.Duhet të bëjmë një ose dy ndeshje të mira dhe më pas në ndeshjet e tjera do mund të luajmë me cilin do kundërshtar”, deklaroi futbollist i Maqedonisë, Stole Dimitrievski.
 
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se Maqedonia e Veriut është një kombëtare e mirë. Ata kanë individë të nivelit të lartë, të cilët luajnë për klube të mëdha. Ata gjithashtu dinë ta mbajnë topin dhe të tregojnë atë që janë në gjendje të bëjnë. Pres një ndeshje të vështirë. Në Ligën B nuk ka kundërshtarë të lehtë. Edhe pse Maqedonia e Veriut nuk tregoi gjithçka nga aftësitë e saj në ndeshjen kundër Zvicrës, kjo do të jetë një ndeshje e re dhe ata gjithashtu do të vijnë me dëshirën për të treguar më shumë sesa treguan herën e fundit”, u shpreh futbollisti i Sllovenisë, Jaka Bijol.
 
Ndeshjen e sotme e cila nga ora 20:45 minuta luhet  në stadiumin “Stozhice” të Lubjanës, do ta drejtojë arbitra italian në krye me Andrea Kolombo. Në kohën e njëjtë do zhvillohet edhe takimi i dytë i grupit B1 të Ligës së Kombeve mes Skocisë dhe Zvicrës.