Futboll

Slloveni – Maqedoni: Sedlloski, do ketë ndryshime në ekip

29.09.2026 16:10

Stacioni i radhës për përfaqësuesen e Maqedonisë dhe atë të Sllovenisë...

Stacioni i radhës për përfaqësuesen e Maqedonisë dhe atë të Sllovenisë, në kuadër të garave të Ligës së Kombeve të UEFA-s, është Lubjana. Dy përfaqësueset përballen sonte në një moment jo të mirë sa i përket rezultateve.
 
Maqedonia vjen pas humbjes nga Zvicra, ndërsa Sllovenia pas barazimit me Skocinë. Të dy trajnerët e kanë lënë pas atë që ndodhi në ndeshjen e parë dhe tani shohin përballjen e sotme si mundësi për të reaguar dhe për të dalë nga kriza.
 
“Në stërvije punojmë për të arritur një marrëveshje për të luajtur lojë ofenzive. Kundërshtarët janë të tillë dhe mjaft të fortë. Patjtër duhet ti përmirësojmë gabimet nga ndeshja me Zvicrën. Do ketë freskime në ekip dhe do japim maksimumin. Rezultatet që i kemi I lëmë pas nesh. Atmosfera është e mirë në ekip dhe kjo na jep dëshirë më të madhe për një ndeshje pozitive. Përzgjedhjen e futbollistëve e bëj unë dhe përgjegjësia është e imja. Kemi ndjekur dhe analizuar ndeshjen me Skocinë”, deklaroi trajneri i Maqedonisë, Goce Sedlloski.
 
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Gjithmonë u them lojtarëve se duhet t’u përmbahemi parimeve tona, se duhet të jemi këmbëngulës dhe, kur luajmë mirë, është shumë më e lehtë të arrijmë fitoren. Besoj se nëse jemi në nivelin e duhur dhe nëse jemi të përgatitur fizikisht dhe mendërisht, mund ta fitojmë këtë ndeshje”, u shpreh trajneri i Sllovenisë, Boshtjan Cesar.
 
Maqedonia dhe Sllovenia, janë përballur shtatë herë deri më tani, ndërsa fitorja e vetme e Sllovenisë erdhi në vitin 2016.
 
Maqedonia e Veriut arriti në fazën e play-off-it në kualifikueset për Kupën e Botës 2026 edhe atë falë asaj se ishte e para në Grupin C4 të Ligës së Kombeve të UEFA-së, për sezonin 2024/25.