Maqedoni
Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë
29.09.2026 16:33
Kandidatët për kryetar të Bërvenicës prezantuan programet e tyre para zgjedhjeve të parakohshme...

Kandidatët për kryetar të Bërvenicës prezantuan programet e tyre para zgjedhjeve të parakohshme lokale të 29 shtatorit. Në fokus janë infrastruktura, kanalizimi, zhvillimi ekonomik, investimet dhe mbështetja për të rinjtë e bizneset.
Kandidatët premtojnë projekte për përmirësimin e rrugëve, ujësjellësit, turizmit dhe menaxhimit të buxhetit komunal.
“Ne kemi përcaktuar pesë drejtime kryesore: e para një komunë funksionale, rrugë, ura, ujësjellës, kanalizime, trotuare, ndriçim dhe mirëmbajtje të vazhdueshme. E dyta: zhvillim ekonomik dhe vende pune. Komuna nuk krijon biznese, por mund të krijojë kushte që bizneset të hapen, të rriten dhe të punësojnë. Prandaj, programi parasheh më pak burokraci për bizneset, kushte për investime të reja, promovim i potencialit të komunës.”, - deklaroi kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji.
“Në pjesën e infrastrukturës, premtoj se do të vazhdojmë me ndërtimin, rikonstruimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale në Çellopek, Tenovë, Stençevë, Vullkovijë, Bllacë, si dhe vendbanimet tjera. Gjithashtu do të bëj rikonstruimin e rrjetit të kanalizimit, ndërtimin e sistemit për furnizim me ujë në Çellopek dhe zhvillimin e infrastrukturës në zonën industriale në Bërvenicë që të tërheqim investime të reja dhe vende të reja të punës për bashkëqytetarët tanë. Për të rinjtë dhe ekonominë po hapim fond lokal të inovacionit, të rinj me ide, biznesi im – komuna ime, qendra e dijes, shkathtësi praktike dhe programe për mbështetjen e bizneseve të grave dhe zhvillimin rural.”, - theksoi kandidati i Koalicionit “Maqedonia Jote”, Stojanço Radiçeski.
“Jam njeri që, i cili dëshiron që Bërvenicën, dhe ka vizion që nesër ta shoh si komunë moderne dhe të zhvilluar, komunë e hapur për të gjithë, në të cilën do të jetë nder dhe kënaqësi të jetohet. Unë nuk e njoh Bërvenicën vetëm nga zyra, e njoh nga terreni, çdo ditë jam me qytetarët në mënyra joformale, i dëgjoj problemet e tyre, sfidat e tyre me të cilat përballen në punë dhe jetën e tyre. I dëgjoj hallet e tyre. Por, unë nuk jam në terren nga dje. Unë për 20 vite jam në mesin e këtyre njerëzve, njëzet vite me nder dhe përgjegjësi e kam ndërtuar rrugën profesionale.”, - u shpreh kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski.
“Do të kem një plan të qartë fiskal me qëllim kursimin nga shpenzimet operative, si dhe vendosjen e kontrollit të fuqishëm të furnizimeve publike dhe ajo që është motiv për mua është kursimi deri në 10% nga programi buxhetor i komunës. Ky kursim nga 10% do të ishte diku 500 mijë euro dhe kjo nuk është pak. Çka do të nënkuptonte kursimi prej 500 mijë euro? Kjo do të ishte diku një fond që Komuna e Bërvenicës do të mund ta shfrytëzonte nëpërmjet këshillit për programe të cilat do të jenë të nevojshme për vetë qytetarët.”, - deklaroi kandidati i pavarur, Dushan Bogdanovski.
“Pozita gjeografike dhe bukuritë natyrore janë një parakusht shumë i mirë për zhvillimin e një fshati, dhe Gurgurica e ka këtë. Prandaj gjatë mandatit tim, do të mundohem të përmirësoj lidhjen e fshatit Gurguricë me liqenin e Treskës, e me këtë do të mundësojmë zhvillimin e turizmit malor dhe aktiviteteve ekonomike. Të dashur banorë të Gurguricës, për t’i arritur premtimet e mëparshme është nevojë jetike përmirësimi, sanimi, zgjerimi i rrugës Stençe – Gurguricë dhe këtë zotim e marr përsipër që do ta kryej gjatë mandatit tim si kryetar i Komunës së Bërvenicës.”, - theksoi kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini.
