Botë

Protesta në Kaçanikn, veteranët e UÇK-së bllokojnë magjistralen

20.06.2015 17:49

Qindra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bllokuar qarkullimin për kamionët që bartin mall nga Maqedonia, në magjistralen Prishtin- Shkup.

Bllokada ka shkaktuar përleshje mes policisë dhe veteranëve, pasi policia ka kërkjuar lirimin e qarkullimit.
 
“Policia ka menaxhuar situatën. Kemi tentuar që me bisedime të arrijmë një marrëveshje që ta lirojmë rrugën. Pasi që nuk ka pasur sukses, policia ka intervenuar", ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës i rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.
 
Protesta e veteranëve është organizuar për shkak të, siç thuhet, vonesës së publikimit të listave përfundimtare të veteranëve dhe kategorive tjera të dala nga lufta e UÇK-së.
 
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka beret ë ditur se protestuesit sot janë sphere, duke I dhënë ultimatum qeverisë që brenda dy ditësh të zgjidh këtë çështje, në të kundërtën nëse Qeveria nuk merr asnjë vendim do të ketë sërish protesta.