Maqedoni
Parashikimi i motit
30.09.2026 08:52
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior, e cila në pjesët verilindore herë pas here do të përforcohet.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 3 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të jetë nga 19 deri në 26 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.
