Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, regjim i përkohshëm në aksin Gostivar – Kërçovë
30.09.2026 09:03
Nga 30 shtatori 2026 do të zhvillohen punime ndërtimore në rrugën shtetërore A2, në aksin Gostivar – Kërçovë...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata, informon LAMM.
Nga 30 shtatori 2026 do të zhvillohen punime ndërtimore në rrugën shtetërore A2, në aksin Gostivar – Kërçovë, konkretisht në urën nr. 63 mbi lumin Tajmishka. Për këtë arsye do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit, i cili do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve të parashikuara për sanimin e urës.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së gurëve. Kjo vlen veçanërisht për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
