Maqedoni
“Lotaria Shtetërore”, me prezantimin e provave vazhdon gjykimi
30.09.2026 09:21
Sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Lotaria Shtetërore”...

Me prezantimin e provave materiale nga ana e Prokurorisë Publike sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Lotaria Shtetërore”, në të cilin mes të akuzuarve janë ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, dhe ish-drejtori i ShA “Lotaria Shtetërore”, Përparim Bajrami.
Në seancën e kaluar gjyqësore, Prokuroria prezantoi dokumentacion të gjerë në lidhje me krijimin e sipërmarrjes së përbashkët me një partner të huaj, vendimet e Qeverisë, si dhe transaksionet financiare që lidhen me furnizimin e terminaleve të videolotarisë. Të akuzuarit ngarkohen se kanë tejkaluar kompetencat zyrtare dhe kanë shkaktuar dëme ndaj ShA “Lotaria Shtetërore” në vlerë prej 596.125.511 denarësh.
Të gjithë të akuzuarit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për akuzat kundër tyre më herët gjatë procedurës. Aktakuzën për këtë rast e përfaqësojnë prokurorët publikë Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski, ndërsa procesin e drejton gjyqtarja Biljana Shuplinovska Jovevski.
