Maqedoni

Ministria e Drejtësisë takim për reformat në Kodin Zgjedhor

30.09.2026 09:37

Shasivari takon përfaqësuesit e partive parlamentare për të diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor...

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, takon përfaqësuesit e partive parlamentare për të diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Takimi ka për qëllim zhbllokimin e procesit, thonë nga deklaruar ministria e Drejtësisë.
 
Kryeministri Hristijan Mickoski pret fillimisht konsolidimin e opozitës parlamentare dhe më pas të dalë me qëndrim konkret. Në VMRO-DPMNE janë të gatshëm të pranojnë një njësi zgjedhore dhe rritjen e mjeteve për partitë më të vogla, nëse arrihet marrëveshje për Kodin e ri Zgjedhor, por mbeten në propozimin që diaspora të votojë me postë.
 
LSDM vazhdon me qëndrimet e pandryshuara. Partia insiston në pranimin e kërkesave të saj për votimin e diasporës, por edhe të vërejtjeve që lidhen me mënyrën e rrethimit të fletëvotimit, pasi, sipas saj, kjo mund të çojë në manipulime zgjedhore.
 
Nga Levica thonë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos nisur procedurë lidhur me shpërndarjen e barabartë të mjeteve për reklamim politik me pagesë i ashpërson edhe më tej qëndrimet e tyre në Kuvend.
 
Pas paralajmërimeve për ndryshime në Kodin Zgjedhor, LSDM paralajmëroi dhjetë mijë amendamente.