Maqedoni
Ivanov fajëson NATO-n dhe BE-në për ngecjen e RM
20.06.2015 17:55
Presidenti Gjorge Ivanov ka fajësuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian për gjendjen në të cilën ndodhet Maqedonia...

Numërimi në vend i Maqedonisë është për faj të marrjes së vendimeve me consensus dhe të drejrtës së vetos, tha Ivanov në Forumin e 10-të Global “Globsek 2015”, që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë.
Sipas tij, në kushte krize BE duhet të ketë edhe mënyrë tjetër të marrjes së vendimeve dhe jo vetëm vendime me konsensus.
“Desha të tregoj gjendjen reale në të cilën jemi si rezultat i pavendosmërisë së dikuj për të marrë vendim. Maqedonia vuan nga ajo që nuk ka vendim në Këshillin Evropian. Sepse merret vendim me konsensus dhe ekziston e drejta e vetos. Në kushte krize, në kushte të tilla duhet të ketë edhe mënyrë tjetër të marrjes së vendimeve”, tha Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.
Ivanov pranoi se vendet Ballkanit që nuk janë anëtare të NATO-s dhe BE-së, edhepse kanë marrëveshje për bashkëpunim dhe këmbim të informative, nuk e bëjnë këtë pasi nuk kanë besim mes veti.
Sipas tij në Ballkan duhet themeluar një qendër për antiterorizëm.
“Shtatorin e kaluar, kërkova në Këshillin e Sigurimit, në Asamblenë Parlamentare, që në Ballkan të krijohet qendër për antiterorizëm. Pasi vendet Ballkanit që janë në NATO dhe BE kanë informacione dhe bashkëpunojnë. Ne, vendet që jemi jashtë NATO-s dhe BE-së nuk kemi besim mes veti, nuk i këmbejmë informatat dhe nuk dijmë se si t’i kundërvihemei asaj që na rrezikon”, tha Ivanov.
Nëse SHBA nuk angazhohet në Ballkanin Perëndimor për të rrit besimin mes shërbimeve të sigurisë, ballkani edhe më tej do të jetë i lëndueshëm, i ka thënë Ivanov përfaqësuesit të posacëm të Presidentit amerikan Barak Obama, gjeneralit Alen.
Ndryshe në fokus të Forumit “Globsek 2015” është roli i Evropës Qëndrore në Ukranië, politika e jashtme e SHBA-ve, NATO dhe karakteristikat ekonomike të Grupit të Vishegradit.
SHPËTIM NUREDINI
