Botë
Policia në Duisburg godet një rrjet ndërkombëtar të dyshuar për pastrim parash
30.09.2026 13:13
Më shumë se 1 000 policë zhvilluan sot në mëngjes një operacion të gjerë në Gjermani, Belgjikë, Bullgari dhe Holandë...

Më shumë se 1 000 policë zhvilluan sot në mëngjes një operacion të gjerë në Gjermani, Belgjikë, Bullgari dhe Holandë, kundër një rrjeti ndërkombëtar të dyshuar për pastrim parash, i lidhur me anëtarë të grupit të motoçiklistëve ”Hells Angels”.
Policia në Duisburg njoftoi se gjatë operacionit pritej të ekzekutoheshin disa urdhër-arreste, ndërsa autoritetet synojnë të konfiskojnë pasuri me vlerë rreth 48,6 milionë euro.
Sipas policisë, operacioni synon një rrjet ndërkombëtar të pastrimit të parave nga organizata kriminale për “Hells Angels”.
Në total po kontrollohen më shumë se 100 prona, ndërsa 71 persona janë nën hetim.
Të dyshuarit përfshijnë persona që dyshohet se kanë pasur role në një rrjet pastrimi parash që vepronte në Gjermani dhe vende të tjera evropiane, si dhe anëtarë të rangut të lartë të një grupi motoçiklistësh.
Autoritetet dyshojnë për një sërë veprash penale, mes tyre formim organizate kriminale, zhvatje, mashtrim të organizuar dhe pastrim parash.
Hetimi përfshin gjithashtu dyshime për shkelje të ligjeve për armët, sulme fizike dhe evazion fiskal.
