Maqedoni

Komuna e Çairit dhe El Hilal ndihma për refugjatët në qendren e emigranteve

20.06.2015 18:11

Me rastine ditës ndërkombëtare të refugjatëve, Organizata Humanitare “El-Hilal” në bashkëpunim me komunën e Çairit...

Me rastine ditës ndërkombëtare të refugjatëve, Organizata Humanitare “El-Hilal” në bashkëpunim me komunën e Çairit dhe me iniciativën e deputetet së BDI-së, Ermira Mehmeti u shperndan pako ushqimore, batanije, lodra për  fëmijë dhe shumë gjësendë të tjera, emigrantëve që ndodhen në  Qendrën e pritjes në Gazi Babë.
 
Nismë e komunës, e deputetetes Ermira Mehmeti dhe OH-El Hilal.
 
“Qëllimi jonë është  që nga kjo pikë e pranimit e cila është bërë temë mediatike të dërgojmë një mesazh edhe për ata që gjenden brenda por edhe  qytetarët apo banorët që jetojnë në këtë zonë se si strukturë e përgjegjëshme, jemi të interesuar të kontribojmë edhe në ballafaqimin  dhe tejkalimin e situatës së krijuar seriozisht të rënduar dhe shqetësuese me emigrantët”, tha Ermira Mehmeti.
 
“Ne kontribojmë me 150 pako  me artikuj ushqimorë dhe 200 shtroje si dhe lodra për fëmijë, këtu kësaj qendre për banimin e refugjatëve. Komuna e Cairit në vazhdimësi kontribon dhe endihmon OH “El-Hilal” dhe ky partnerittete vazhdon edhe sot. El Hilali bashkë me aktivistët vollunterë jan në mesin e refugjatëve përkatësishtë azilanteve, shpresojmë se kjo ndihmë do ta senzibilizojë popullatën që ndihma të vazhdojë edhe më tej”, tha Bexhihudin Shehapi, Kryetar i OH “ El-Hilal”
 
Pas protestave dhe revoltës se emigrantëve që mbahen të mbyllur ne këtë qendër, parlamenti miratoi ligjin për azil me të cilin u mundësohet lehtësim I lëvizjes dhe paraqitjes së vendëqëndrimit të përkoshëm në Maqedoni,por emigrantët hasën përsëri në probleme sepse mbi 200 prej tyre, u penguin të udhëtojnë me tren në Demir Kapi.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU