Botë

Nga AI te SI, fillon epoka e superinteligjencës

30.09.2026 16:41

Kontrolli dhe emri i ri SI (Superinteligjencë) janë në qendër të marrëveshjes së nënshkruar...

Kontrolli dhe emri i ri SI (Superinteligjencë) janë në qendër të marrëveshjes së nënshkruar nga Donald Trump dhe drejtuesit e kompanive të inteligjencës artificiale, e cila parashikon vetërregullim dhe “kontrolle të forta të brendshme” për industrinë, por jo kufizime apo masa mbrojtëse.
 
Edhe pse marrëveshja është vetëm moralisht e obligueshme për kompanitë, Trump-i e cilëson atë si një lloj kushtetute.
 
“Mendoj se ky është një njoftim vërtet i rëndësishëm, sepse është pothuajse si një Kushtetutë, në një farë mënyre. Dhe njerëzit më të mëdhenj, kompanitë më të mëdha në botë e kanë nënshkruar atë. Edhe unë e kam nënshkruar si president. Dhe në të vërtetë, kjo është një formë mbrojtjeje.”, - deklaroi presidenti i ShBA-së, Donald Trump.
 
Ndërsa Trump-i e sheh vetërregullimin si mënyrën kryesore për kontrollin e industrisë, nënpresidenti JD Vance theksoi se kompanitë nuk mund të shmangin përgjegjësinë për sigurinë e produkteve të tyre. 
 
“Çfarë mund të ndodhë është që njerëzit që po ndërtojnë mjete të AI-së të mos jenë mjaftueshëm të kujdesshëm me atë që po bëjnë dhe me përgjegjësinë që kanë për të ndërtuar produkte që funksionojnë siç duhet dhe që nuk dëmtojnë njerëzit. Dhe mendoj se ajo që presidenti donte të theksonte është se duhet të kemi një diskutim për AI-në të fokusuar te sigurimi që këto mjete funksionojnë siç duhet, por pa i përjashtuar kompanitë nga përgjegjësia për të ndërtuar produkte që janë të sigurta dhe që funksionojnë siç duhet.”, - theksoi nënpresidenti i ShBA-së, JD Vance. 
 
Për drejtuesit e industrisë së AI-së inovacioni dhe siguria nuk janë në konflikt. Sipas tyre,teknologjia duhet të zhvillohet me shpejtësi, por njëkohësisht edhe me përgjegjësi, pasi ajo do të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e njerëzimit dhe ekonomisë globale.
 
SARA KAJOLLI