Maqedoni

Aksident në Gostivar, motoçiklisti pëson lëndime të rënda

30.09.2026 21:40

Një aksident rrugor ka ndodhur dje në rrugën “Balindollsko” në Gostivar...

Një aksident rrugor ka ndodhur dje në rrugën “Balindollsko” në Gostivar, ku janë përplasur një automjet “Peugeot” dhe një motoçikletë “Konekt”.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur më 29 shtator, rreth orës 16:44. Automjeti drejtohej nga një 61-vjeçar nga Gostivari, ndërsa motoçikleta nga një 58-vjeçar, po ashtu nga Gostivari.

Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar.

Ekip nga NJPB Gostivar ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.