Maqedoni
Nikolloski në takime në Bruksel – në fokus infrastruktura, zgjerimi dhe Plani i Rritjes
01.10.2026 09:40
Nikolloski ndodhet për vizitë pune dyditore në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takime me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe në Samitin kushtuar korridoreve të transportit....

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ndodhet për vizitë pune dyditore në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takime me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe në Samitin kushtuar korridoreve të transportit.
Në takime do të diskutohet për çështjet aktuale ekonomike dhe politike, projektet infrastrukturore, Planin e Rritjes dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Nikolloski paralajmëroi se në samitin e transportit do të diskutohet për projektet e mëdha infrastrukturore në vend, mes të cilave edhe hekurudha e Korridorit 8 drejt Bullgarisë. Ai theksoi se për këtë projekt është siguruar një grant prej 150 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve.
Në Bruksel, Nikolloski do të marrë pjesë edhe në sesionet e “Miqve të Evropës”, kushtuar së ardhmes së Evropës dhe procesit të zgjerimit. Ai vlerësoi se vendet anëtare të BE-së nuk duhet t’i bllokojnë vendet kandidate dhe shprehu shpresën se Bullgaria do të bëjë një hap përpara, me çka do të hapej rruga drejt fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.
Vizita e Nikolloskit zhvillohet në prag të vizitës së paralajmëruar të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shkup të premten.
