Maqedoni
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata
01.10.2026 10:01
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga 30 shtatori 2026 zhvillohen punime ndërtimore në rrugën shtetërore A2, në aksin Gostivar – Kërçovë, konkretisht në urën nr. 63 mbi lumin Tajmishka. Për këtë arsye zbatohet regjim i përkohshëm i komunikacionit, i cili do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve të parashikuara sipas marrëveshjes për sanim.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së gurëve.
Kjo vlen veçanërisht për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
