Maqedoni
Vazhdon gjykimi për zjarrin në “Puls”, paraburgimi i Jovanovit skadon më 3 tetor
01.10.2026 10:26
Pasi të jenë të plota provat e prokurorisë, mbrojtja do të fillojë paraqitjen e provave të saj....

Në sallën e gjyqit në “Idrizovë” sot vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u lënduan.
Rasti ndodhet në fazën e procedurës së provave, ndërsa pas përfundimit të paraqitjes së provave nga Prokuroria, mbrojtja duhet të fillojë me paraqitjen e provave të saj. Deri më tani, Prokuroria ka paraqitur 1.390 prova materiale dhe ka marrë në pyetje 45 dëshmitarë dhe pesë ekspertë, ndërsa mbrojtja ka propozuar 244 dëshmitarë.
Paraburgimi i të akuzuarit të parë, Dejan Jovanov-Deko, skadon më 3 tetor. Mbrojtja paralajmëroi se do të ofrojë garanci në pronë me vlerë prej gati 200 mijë eurosh. Gjykata ende pret mendimin e Prokurorisë për vendimin eventual.
Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson një ekip prej 15 prokurorësh publikë.
