Rajon

Von der Lejen: BE-ja po bën përgatitjet për anëtare të reja

01.10.2026 11:45

Von der Leyen e nisi dje në Tiranë turrin e saj në Ballkanin Perëndimor...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e nisi dje në Tiranë turrin e saj në Ballkanin Perëndimor, për të vazhduar më pas në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit të mbrëmshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Von der Leyen, tha se BE-ja po bën përgatitjet për pranimin e anëtareve të reja, prandaj edhe javën e ardhshme do të paraqitet rishikimi i politikave të zgjerimit. 
 
“Por, edhe ne po përgatitemi, pasi zgjerimi është një proces me dy kahe. Pra, edhe BE-ja duhet të jetë gati që të mirëpresë anëtarët e rinj dhe për këtë arsye javën e ardhshme do të paraqesim rishikimet e politikave tona të zgjerimit, që do të thotë ne do t’i shqyrtojmë institucionet tona, politikat tona, do ta shikojmë dhe buxhetin tonë për t’u siguruar që Bashkimi ynë Evropian është gati për t’u zgjeruar, për të mirëpritur anëtarët e tjerë, anëtarët e rinj. Gjithashtu, ne do të përcaktojmë dhe ato që quhen udhërrëfyese që sigurojnë pikërisht që vlerat demokratike që qëndrojnë në thelb të BE-së dhe sundimi i ligjit të vazhdojë, sepse angazhimet e ndërmarra për anëtarësimin do të duhet të vazhdojë të respektohen edhe pasi një vend të jetë bërë shtet anëtar.”, - deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
 
Rama: Shqipëria po çon përpara procesin integrues
 
Ndërsa Rama tha se Shqipëria ka vullnet për t’i çuar përpara proceset e integrimit në BE. 
 
“Dua të konfirmoj edhe njëherë, edhe publikisht, vullnetin tonë të hekurt për të çuar përpara të gjitha punët e një procesi që ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve. Përgatitemi që para fundit të këtij viti të nisim me mbylljen e kapitujve, për të vijuar më pas me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve në vitin e ardhshëm.”, - theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.