Botë

Trump shqyrton ndalimin e eksportit të naftës

01.10.2026 12:12

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e ndalimit të eksporteve të naftës dizel...

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e ndalimit të eksporteve të naftës dizel, por paralajmëroi se kjo masë mund të rrisë çmimet e benzinës.
 
Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pas një njoftimi mbi investimet e Koresë së Jugut në projektet energjetike të ShBA-së, Trump-i tha se diskuton rregullisht këtë mundësi me sekretarin e Energjisë, dhe sekretarin e Brendshëm. 
 
“Po, e mendoj!”, tha Trump-i kur u pyet nëse kishte vendosur të ndalonte eksportet e naftës dizel. 
 
Ai tha se Wright dhe Burgum besojnë se një ndalim mund të ndihmojë në uljen e çmimeve të naftës dizel, por mund të rrisë çmimet e produkteve të tjera, përfshirë benzinën. Trump-i tha se pret që çmimet e naftës të fillojnë të bien, duke iu referuar asaj që e përshkroi si vëllime të mëdha nafte që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Ai ia atribuoi problemet me furnizimin me naftë dizel kryesisht ndërprerjeve në rafineritë ruse të naftës dizel, në kuadër të luftës Rusi-Ukrainë dhe jo zhvillimeve në Lindjen e Mesme.