Maratona e Shkupit, rekord 15.050 pjesëmarrës në edicionin e 22-të
01.10.2026 15:20
Gjithçka është gati për edicionin e 22-të të Maratonës së Shkupit “Wizz Air”....

Gjithçka është gati për edicionin e 22-të të Maratonës së Shkupit “Wizz Air”, e cila do të mbahet të dielën, më 4 tetor. Këtë vit, manifestimi vendos një rekord të ri me 15.050 pjesëmarrës të regjistruar nga 63 vende. Në fillimin të garës do të ketë edhe një numër të madh maratonistëve elitarë. Pjesëmarrësit do të garojnë në katër disiplina – maratonën prej 42,195 kilometrash, gjysmë maratonën prej 21 kilometrash, garën prej 5 kilometrash dhe garën stafetë “EU for Sport”.
“Maratona e Shkupit ‘Wizz Air’ është një traditë sportive që me çdo edicion të ri e bashkon Shkupin. Këtë vit kemi një numër rekord pjesëmarrësish dhe një numër të madh vrapuesish nga jashtë vendit, çka është dëshmi se maratona ka vendin e saj në hartën ndërkombëtare të sportit. Qëllimi ynë është që të gjithë pjesëmarrësit të kenë kushte të shkëlqyera për garën dhe të marrin me vete një përvojë të bukur nga Shkupi.”, u shpreh Zoran Stojanoviq, kryetar i Federatës së Sporteve të Shkupit.
“Ngjarje të tilla dhe ky lloj aktivitetesh promovojnë diçka. Dhe kjo është se në jetë nuk është më e rëndësishmja të fitosh. Megjithatë, është e rëndësishme të mësoni se kur rrëzoheni, duhet të ngriheni përsëri dhe se jeta sjell pengesa, të cilat, pavarësisht gjithçkaje, duhet t’i tejkaloni dhe të vazhdoni përpara.”, u shpreh Borko Ristovski, ministër i Sportit.
Për organizimin do të kujdesen një numër i madh njerëzish, mes tyre edhe rreth 500 vullnetarë, të cilët do të jenë të shpërndarë përgjatë traseve. Organizatorët presin që Shkupi sërish të jetë nën shenjën e sportit, vrapimit dhe atmosferës pozitive. Nga autoritetet e qytetit iu bëhet thirrje qytetarëve të dalin dhe t’i inkurajojnë pjesëmarrësit, ndërsa i gjithë organizimi është i orientuar drejt zhvillimit të sigurt të aktivitetit. Numri rekord i pjesëmarrësve konfirmon edhe karakterin ndërkombëtar të Maratonës së Shkupit. (Gazetar: Safet Ademi)
