Botë

Trump: Ose do t’i godasim, ose marrëveshje me Iranin

01.10.2026 15:23

Tensionet mes ShBA-së dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen...

Tensionet mes ShBA-së dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen, ndërsa Teherani po shqyrton përgjigjen e Uashingtonit ndaj propozimit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se lufta mund të përfundojë shumë shpejt, duke lënë të hapura si mundësinë e një marrëveshjeje, ashtu edhe atë të një përshkallëzimi të mëtejshëm ushtarak.
 
“Ose do t’i godasim, ose do të arrijmë një marrëveshje. Por, koha po vjen. Kjo do të përfundojë shumë shpejt, në një mënyrë ose në tjetrën.”, - theksoi presidenti i ShBA-së, Donald Trump. 
 
Deklarata e Trump-it vjen në një moment kritik, ndërsa Irani po shqyrton përgjigjen amerikane dhe mbetet e paqartë nëse negociatat do të çojnë drejt një marrëveshjeje apo drejt një përshkallëzimi të ri të konfliktit. Në një deklaratë të mëparshme në OKB, ministri i jashtëm Abas Aragçi, tha se Irani nuk do të dorëzohej nën presion, por se mbetej i hapur ndaj diplomacisë. Ai gjithashtu deklaroi se Irani nuk synon armë bërthamore, por nuk do të heqë dorë nga e drejta për një program bërthamor paqësor. Araghchi i dorëzoi Pezeshkianit përgjigjen zyrtare të ShBA-së ndaj propozimit të fundit iranian. Deri tani, Teherani nuk ka bërë publike nëse përgjigjja amerikane është pranuese apo refuzuese.
 
SARA KAJOLLI