Milloshovski: Integrimi në BE është kthyer në një vijë binishi, që vazhdimisht largohet
01.10.2026 17:34
Qëllimi final i integrimit të vendit në BE u bë si një vijë e finishit në lëvizje...

Qëllimi final i integrimit të vendit në BE u bë si një vijë e finishit në lëvizje, që sado të ecnim, ajo sa më shumë largohej nga ne, kjo u bë më e theksuar gjatë këtyre 10 apo 15 viteve të fundit, theksoi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshovski, gjatë vizitës në Kuvend të delegacionit të studentëve në studimet pasuniversitare në Kolegjin e Evropës kampi në Tiranë nga njësia për transformim dhe integrim evropian.
“Në 10 apo 15 vitet e fundit, një qëllim që lëvizë, afrohesh shumë, pastaj qëllimi largohet. Plotësuam 5 kërkesa, pastaj ke edhe 10 apo 20 të tjera në sektorë të ndryshëm, dhe e gjithë kjo sepse mendoj se Integrimit Evropian i ka munguar një sqarim gjeopolitik. Tash vendi ynë ka kushte të reja, dhe ato nuk kanë qenë të menduara në vet Bashkimin Evropian, por erdhën si një lloj stimulimi nga jashtë. Ne jemi tash e 21 vite vend kandidat, por për fat të keq akoma pa filluar bisedimet për anëtarësim, nuk them se jemi më të mirët, por definitivisht kemi merituar t’i fillojmë këto bisedime, sepse plot 17 raporte të Komisionit Evropian ishin pozitive dhe kanë rekomanduar që të fillohen bisedimet.”, - deklaroi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Miloshoski.
Milloshoski po ashtu theksoi se Qeveria është shumë e kujdesshme në veprimet e saja, sepse ne si vend deri më tani në disa raste kemi qenë të tradhtuar, duke na rekomanduar ta ndryshojmë flamurin, pastaj emrin, dhe në fund asgjë.
Por, një student nga Kroacia, pyeti Milloshovskin:
“Në rast se Shqipëria bëhet pjesë e BE-së para Maqedonisë së Veriut, a prisni se edhe shqiptarët e Maqedonisë do të kishin marrë pasaporta të Shqipërisë.”, - pyeti një student nga Kroacia.
“Mendoj që po, edhe pse ne mund të vendosim pengesa në aspektin ligjor, por njerëzit çdoherë do të mund të zgjedhin rrugën e tyre për t’i tejkaluar këto pengesa.”, - theksoi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski.
Pjesë e diskutimit ka qenë edhe Zhaklina Peshevska dhe Sonja Mirakovska, përfaqësuese e Komitetit të Përbashkët Parlamentar, të cilat u përgjigjën në pyetjet e mysafirëve nga vendet e rajonit, për sa i përket implementimit të ligjeve për diskriminim dhe ligjet në lidhje për barazi gjinore.
FITIM KRYEZIU
